Indi, zhduket një avion ushtarak me 29 persona në bord

Një avion i forcave ushtarake indiane, me 29 persona në bord, është zhdukur teksa fluturonte mbi Gjirin e Bengalit. Avioni kishte nisur udhëtimin nga qyteti Chenai drejt portit Blair rreth orës 8:30 dhe duhet të mbërrinte rreth orës 11:30, sipas orës lokale. Por, Forcat Ajrore Indiane raportuan se kanë humbur kontaktet me avionin gjatë fluturimit

Qetësi e përkohshme në koalicionin PS-LSI?

Duket se miratimi me konsensus i reformës në drejtësi ka siguruar një gjendje qetësimi në lidhje me koalicionin qeverisës PS-LSI, të paktën për tani. Deputeti i LSI-së Petrit Vasili u shpreh të premten se “kur konsensusi flet nuk ka pse flet LSI.” “Konsensusi nuk rrëzon koalicionin, pasi konsensusi nuk është ditë ndarje, por bashkim”, pohoi Zoti Vasili.

Gjykata e Lartë pezullon punimet tek diga e Liqenit Artificial

Gjykata e Lartë vendosi sot pezullimin e punimeve për ndërtimin e pesë pallateve 17 katëshe nën digën e liqenit. Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën e Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit Tiranë (IKMT) për pezullim të vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, që dy javë më parë vendosi vazhdimin e punimeve nën digë. Sipas vendimit

Miratohet ndryshimi i Kushtetutës

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë miratuan në unanimitet amendamentet kushtetuese pjesë të reformës në drejtësi. Pas një diskutimi të shkurtër, i cili ka zgjatur rreth një orë, Kuvendi ka miratuar reformën në drejtësi. Në ditët e ardhshme pritet të miratohen edhe shtatë projektligje, të cilat e shoqërojnë reformën. Votimi i sotëm është fundi i gati

Miratohet unanimisht drafti i reformës në Komision Parlamentar të Reformës

Drafti ligji i amendamenteve kushtetuese, pjesa kryesore e reformës në drejtësi, sapo u miratua në Komisionin e Posaçëm të Reformës me votat e të gjithë anëtarëve të tij, pra bashkarisht nga shumica dhe pakica parlamentare. Kjo do të thotë se tashmë kemi zyrtarisht një draft reforme me konsensusin e të gjitha palëve. Drafti pritet të

Arrihet marrëveshja për reformën në drejtësi

Është arritur më në fund marrëveshje për reformën në drejtësi. Gjatë gjithë ditës së sotme Ambasadorët Lu dhe Vlahutin kanë përpunuar dhe negociuar një formulë kompromisi, e cila më në fund është pranuar nga të gjitha palët. Ekspertët e asistencës teknike të BE-së dhe SHBA-ve—Euralius dhe OPDAT—janë duke zbërthyer në përcaktime ligjore formulën e dakordësuar

Propozim i ri për reformën nga ambasadorët Lu e Vlahutin

Sipas burimeve të mediave mësohet se ambasadorët Lu e Vlahutin i kanë paraqitur kreut të Kuvendit Meta dhe kreut të opozitës Basha një propozim të ri për reformën në drejtësi. Raportohet se Zoti Basha ka rënë dakord me këtë version të ri dhe po informon deputetët e Partisë Demokratike në një mbledhje të grupit parlamentar. Dy

Turqi: Pezullohet Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut

Mediat perëndimore njoftojnë se zëvendës kryeministri turk ka pohuar se Turqia do të pezullojë përkohësisht Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Ky është një akt i paprecedentë dhe i paimagjinueshëm për një vend anëtar të NATO-s dhe kandidat për anëtar të BE-së. Sot në mëngjes, qeveria turke njoftoi se Presidenti Erdogan ka shpallur gjendjen e

Meta: Lë drejtimin e Kuvendit nëse reforma nuk miratohet me konsensus

Kreu i Kuvendit Ilir Meta deklaroi sot se do të largohet nga drejtimi i Kuvendit nëse reforma në drejtësi nuk votohet me konsensus nga deputetët. “S’mund të rri në krye të një parlamenti që voton me shantazhe, me presione ndaj deputetëve, me sms-ra, kur duhet të votojnë më bindje, me konsensus të plotë,” deklaroi Zoti

Skandali i Zotit Xhafaj: Kuvendi ka përpara një draft të paligjshëm?

Duket se miratimi i saj ka hyrë sot në një tjetër shkelje flagrante, duke shkatërruar përfundimisht çdo lloj sensi ligjshmërie dhe kushtetutshmërie të procedurave të shqyrtimit e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, në kuadër të reformës në drejtësi. Në kushtet e mungesës totale të transparencës dhe komunikimit publik, është e vështirë të merret vesh se cila

13 0593 0603 0613 0623 0633 251