Intervista e kryetarit të PD-së Lulzim Basha – Pikat kryesore

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte i ftuar, dje në mbrëmje, në emisionin Top Story të gazetarit Sokol Balla. Deklaratat e tij kryesore janë: Për reformën në drejtësi dhe ftesën e Kryeministrit Rama për dialog Ne e kemi dashur reformën në drejtësi dhe e duam dyfish sot, sepse në mungesë të një drejtësie që

BDI largohet nga qeveria e Maqedonisë

Partia Bashkimi Demokratik për Integrim largoi të gjithë drejtuesit e saj nga postet ministrore nga Qeveria e Maqedonisë. Ky vendim u mor mbrëmjen e djeshme, por kryetari i BDI-së Ali Mehmeti nuk shpjegoi arsyet e këtij hapi. BDI është partia përfaqësuese e popullsisë shqiptare në Maqedoni. Drejtues të lartë të saj mbanin poste të rëndësishme

7 të vrarë dhe 27 të plagosur në një tjetër sulm terrorist në Turqi

Shtatë policë u vranë dhe 27 persona u plagosën nga një sulm terrorist pranë një stacioni autobuzi në juglindje të Turqisë. Bomba shpërtheu në momentin që një makinë policie i ishte drejtuar një qytet pranë kufirit Sirian. Shpërthimi dëmtoi disa makina, stacionin e autobuzit dhe disa godina në rrethina. 14 civilë dhe 13 policë u

Triumfi propagandistik i Kryeministrit Rama: Tre mijë ish-terroristë për një ftesë në Shtëpinë e Bardhë

Mbas pranimit nga Shqipëria të kërkesës së SHBA-ve për strehimin e mbi 3 mijë ish-terroristëve muxhahedinë iranianë—të refuzuar nga çdo vend tjetër, përfshi vetë SHBA-të—ne paralajmëruam se si shpërblim për këtë favor kishte gjasa që Kryeministri Rama të ftohej në Shtëpinë e Bardhë, aq më tepër që Shqipëria nuk kishte kërkuar asnjë ndihmë e asnjë

Dita Shkurt – Përmbledhje e ngjarjeve të ditës

  Haga liron udhëheqësin serb Sheshel nga akuzat për krime kundër njerëzimit Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krimet në ish Jugosllavi në Hagës shpalli, sot, të pafajshëm Vojislav Sheshelin, ish themelues dhe drejtues i Partisë Radikale Serbe dhe ish Zëvendës Kryeminsitër i Serbisë. Sheshel akuzohej për krime kundër njerëzimit gjatë luftërave për shpërbërjen e

Dita në revistë

Ish drejtuesi serb Sesejl shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Hagës Kryeministri Rama zyrtarizon ftesën për bisedime për kreun e PD-së Basha Deputeti Suli i gatshëm ta dërgojë mandatin e tij në Kushtetuese Maxhoranca miraton e vetme projektligjet Bizneset përfshihen në skemën e sigurimit të depozitave  

Ish drejtuesi serb Sesejl shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Hagës

Gjykata e Kombeve të Bashkuara të Hagës shpalli, sot, të pafajshëm ish drejtuesin nacionalist serb Vojislav Seselj, akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe për rolin e tij në luftën e ndarjes së Republikës Jugosllave. Mbi Vojislav Seselj rëndonin nëntë akuza dhe prokurorët kishin kërkuar për të dënimin me 28 vjet burg. Shpallja e pafajsisë së

Kryeministri Rama zyrtarizon ftesën për bisedime për kreun e PD-së Basha

Kryeministri Edi Rama i dërgoi, sot, kryetarit të PD-së Lulzim Basha një letër, ku i kërkon të ngrenë bashkarisht një forum diskutimi për reformën në drejtësi mes shumicës e pakicës, pa prezencën e ndërkombëtarëve. Zoti Rama thekson që në fillim se kjo letër është formalizimi i ftesës së bërë gjatë konferencës për shtyp, pas takimit

Deputeti Suli i gatshëm ta dërgojë mandatin e tij në Kushtetuese

Gjatë seancës së sotme plenare, deputeti socialist Rakip Suli u shpreh i gatshëm të dërgojë mandatin e tij në Gjykatën Kushtetuese, kërkesë kjo e bërë më parë nga Partia Demokratike. Sipas opozitës, Zoti Suli ka përfituar fonde publike gjatë kohës që ka patur mandatin e deputetit, cka përbën shkelje të kushtetutës. Kërkesa e PD-së nuk

Maxhoranca miraton e vetme projektligjet

Maxhoranca i miratoi e vetme projektligjet e parashikuara në rendin e ditës, të seancës së sotme plenare. Ndërsa, Partia Demokratike bllokoi foltoren duke kërkon sërisht dërgimin në Gjykatën Kushtetuese  të mandateve të deputetëve Valentina Leskaj dhe Rakip Suli. “Ne kërkojmë zbatimin e Kushtetutës, atyre ju interesojnë mandatet, ne jem të interesuar për Kushtetutën, zbatimin e vendimeve

13 1263 1273 1283 1293 1303 251