Një person vritet në Vlorë

Një person u vra në një atentat mafioz, të mërkurën në mbremje në qytetin e Vlorës. Viktima, Andrea Billa, 36 vjeç ka qënë pranë makinës së tij në momentin kur u qëlluan me armë nga persona të paindentifikuar. Policia po punon për indentifikimn e autorëve. Ndërkohë disa postblloqe janë ngritur në qytet.

Kaskada e Drinit në nivele maksimale

Kaskada e Drinit është në nivele maksimale dhe rrezikon të dali nga shtrati. Nëse një ngjarje e tillë ndodh atëherë rrezikohet të përmbyten qytetet e Lezhës e Shkodrës.  Gjithashtu, rrezikon të përmbytet edhe nënstacioni elektrik i qytetit të Lezhës. Në fshatin Pllane, gjatë ditës së sotme, janë evakuuar 13 familje.  

Durrës: Persona të maskuar marrin peng një person

Në Durrës, gjatë pasdites, persona të maskuar si policë rrëmbyen shtetasin Gaz Collaku të moshës 35 – 40 vjeç, banues në Durrës. Policia po punon për indentifikimin dhe kapjen e autorëve.  

Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në gjithë vendin

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar përmbytje në gjithë vendin. Në një lajmërim për mediat, në orën 15:30, Ministria e Brendshme njoftoi se qarku më problematik është ai i Lezhës. Në zonën e Zejmenit vazhdon evakuimi i familjeve, banesat e të cilave janë përmbytur. Aty prej orësh mungon dhe energjia elektrike. Në Shkodër, në

Përmbytje në Tiranë

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytjet e para në Tiranë. Situata më problematike për momentin është në zonën pranë pallatit me shigjeta, ku lumi Lana rrezikon të dalë nga shtrati. Shumica e rrugëve të Tiranës janë përmbytur duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve. Disa segmentet problematike përgjatë Lanës janë përballë Shallvareve, tek Ura e

PD nuk merr pjesë në mbledhjen për reformën në drejtësi

Deputetët e Partisë Demokratike nuk morën pjesë në asnjë nga mbledhjet për reformën e drejtësisë të ditës së sotme. Mbledhja e planifikuar për tu zhvilluar gjatë paradites u shty për shkak të mungesës së ekspertëve nga PD-ja, por ekspertët nuk janë paraqitur as në mbledhjen e orës 15:00. Ato kërkuan zbatimin e rekomandimeve të Komisionit të

Intervista e ambasadorit amerikan Lu për reformën në drejtësi – Pikat kryesore

Donald Lu, ambasadori amerikan në Tiranë, në një intervistë për BIRN, theksoi se: Reforma në drejtësi është reforma më e rëndësishme për vendin në 25 vite që nga rënia e komunizmit. Ajo është gjithashtu thelbësore për antarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Reforma ka mundësinë të çlirojë sistemin gjyqësor shqiptar nga gjyqtarët e korruptuar dhe

Presidenti Nishani dekreton ligjin e amnistisë

Presidenti Bujar Nishani dekretoi sot ligjin për dhënien e amnistisë. Nga kjo amnisti përfitojnë rreth 720 të dënuar, të cilët do të dalin nga burgu. Ata janë kryesisht të dënuarit me burgim deri në dy vjet për dënime të dhëna deri në datën 30 nëntor 2015 dhe personat e dënuar me gjobë apo një dënim alternativ

Prishtinë: Gjykata lë në arrest shtëpie deputetët

Sot, Gjykata e Apelit së Kosovës ka lënë në fuqi vendimin “arrest shtëpiak” për katër deputete e opozitës. Zoti Albin Kurti pas përfundimit të seancës gjyqësore deklaroi se nuk pret asgjë nga drejtësia por vetëm nga opozita e bashkuar. Deputetët Albin Kurti, Faton Topalli, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj Bujuni u arrestuan në muajin nëntor

13 1823 1833 1843 1853 1863 251