Intervista e ambasadorit amerikan Lu për reformën në drejtësi – Pikat kryesore

Intervista e ambasadorit amerikan Lu për reformën në drejtësi – Pikat kryesore

Donald Lu, ambasadori amerikan në Tiranë, në një intervistë për BIRN, theksoi se:

  • Reforma në drejtësi është reforma më e rëndësishme për vendin në 25 vite që nga rënia e komunizmit. Ajo është gjithashtu thelbësore për antarësimin e vendit në Bashkimin Europian.
  • Reforma ka mundësinë të çlirojë sistemin gjyqësor shqiptar nga gjyqtarët e korruptuar dhe prokurorët që vjedhin paratë e qytetarëve të zakonshëm dhe lejojnë figurat e krimit të organizuar, vrasësit dhe politikanët e korruptuar të blejnë drejtësinë.
  • Angazhimi i Ambasadës Amerikane në reformën në drejtësi vjen si pasojë e udhëzimit direkt nga zyrtarë të lartë në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e Shtetit.
  • Prioritet për Ambasadën Amerikane është mbështetja e reforma të nevojshme për pranimin e Shqipërisë në BE.
  • Shqipëria ka normën më të ulët të ndjekjes penale të krimeve të rënda në Europë, problem ky që mund të rregullohet nga reforma në drejtësi.
  • Miratimi i reformës bëhet i mundur vetëm me bashkëpunimin e të gjithë anëve politike, pasi nevojiten 93 vota nga 140 deputetë.
  • Pavarësisht, se reforma ka potencialin të ndëshkojë korrupsionin e zyrtarëve të lartë, shqiptarët “nuk duhet të presin një mrekulli brenda natës.”
  • Përshëndeti unitetin e liderëve të PS, PD e LSI në favor të reformës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>