Talebanët akuzojnë SHBA-të për viktima civilësh në operacionin kundër ISIS-K

Talebanët akuzuan të hënën Shtetet e Bashkuara se kanë shkaktuar viktima mes civilëve në operacionin e një ditë më parë kundër grupimit terrorist ISIS-K. Të dielën, SHBA-të goditën me dron një automjet mbushur me eksploziv, drejtuar nga një milirant i ISIS-K, i cili dyshohet se synonte të kryente një sulm terrorist në aeroportin e Kabulit.

Kosova pret sot një tjetër grup emigrantësh afgan

Një tjetër grup me emigrant afgan pritet të mbërrijë të hënën në Kosovë. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një deklaratë për mediat. “Fluturimet e ardhshme priten të ndodhin qysh nesër. Kemi konfirmimet e radhës për aterimet e ardhshme,” u shpreh Sveçala. Ai shtoi se ende nuk

Matthew Palmer zëvendësohet nga zv.ambasadori i SHBA-ve në Serbi

Matthew Palmer pritet të zëvendësohet nga zv.ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Gabriel Escobar në postin e zv. ndihmës Sekretarit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë në Departamentin amerikan të Shtetit javën e ardhshme. Lajmi u konfirmua për Radion Evropa e Lirë nga ambasada amerikane në Serbi. Escobar pritet të marr detyrën e re, zyrtarisht, më

Takim i rrallë mes presidentit palestinez dhe ministrit izraelit të mbrojtjes

Ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Gantz u takua me Presidentin Palestinez Mahmud Abbas në Bregun Perëndimor për bisedimet e para zyrtare izraelito-palestineze, të dielën. Takimi u bë disa orë pasi kryeministri izraelit Bennett u kthye nga Uashingtoni ku u takua me Presidentin amerikan Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë. Te dy palët ranë dakord të

Ndryshon ora policore nga 1 shtatori

Nga data 1 shtatori, ora policore do të nisë nga ora 23:00 deri në 06:00. Vendimi u njoftua të hënën nga komiteti i ekspertëve. Masat e tjera të vendosura janë: Për të hyrë në Shqipëri, nga të gjitha pikat e kalimit kufitar duhet të paraqitet pasaporta e vaksinimit, testi PCR brenda 72 orëve ose prova

Qeveria vendos vaksinimin e detyrueshëm për studentët, arsimtarët dhe mjekët

Komiteti Teknik vendosi vaksinim të detyruar për arsimtarët, studentët dhe punonjësit e shëndetësisë, deri më 30 shtator, të hënën. “Vaksinim i detyruar për grupet e rrezikuara, si studentën, arsimtarët dhe punonjësit shëndetësorë, deri në datën 30 shtator. Pas kësaj date do të kërkohet paraqitje periodike e testit PCR, përjashtohen ata që nuk mund të bëjnë

1,8 milionë punonjës në Francë do të pranohen në punë me çertifikatën e gjelbër

Franca ka vendosur detyrimin e paraqitjes së çertifikatës së gjelbër për 1,8 milionë punonjësit e shërbimit në kontakt me klientët. Në rast të mungesës së lejes shëndetësore, personi rrezikon të pezullohet pa pagesë nga puna. Çertifikata e gjelbër tregon ose dëshmi të vaksinimit të plotë kundër Covid-19, një test negativ të kohëve të fundit ose

BE diskuton ndalimin e emigrimit masiv nga Afganistani

Ministrat e brendshëm të Bashkimit Evropian do të kërkojnë të martën veprime për parandalimin e “lëvizjeve të pakontrolluara të migrimit ilegal në shkallë të gjerë” nga Afganistani, sipas një draft deklarate të parë nga Reuters. Ministrat do të mblidhen për një takim urgjent të martën në Bruksel për të diskutuar pasojat nga kriza në Afganistan.

Komiteti Teknik mblidhet sot, diskuton masa shtesë

Komiteti Teknik do të mblidhet të hënën për të vendosur masa kufizuese kundër përhapjes së Covid-19. Të dielën, autoritetet raportuan 768 raste të reja me Covid-19 dhe rritje të numrit të të shtruarve ne spitalin Covid 1. Disa ditë më parë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se nëse rriten rastet në spitalin infektiv,

Luan Rama dorëhiqet nga funksionet drejtuese të LSI-së

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama u dorëhoq nga të gjitha funksionet drejtuese në parti. “Humba në zgjedhje, largohem nga të gjitha funksionet në LSI. Drejtuesi mban përgjegjësi edhe kur nuk është përgjegjës”, shkroi Rama një postimi në Facebook, te hënën. Rama nuk u shpreh nëse do të mbetet anëtar i LSI: “Unë do të vazhdoj

191929394953 251