Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë i kërkoi sot, qeverisë të paguajë detyrimet e prapambetura që kapin vlerën e 200 mijë lekëve për çdo të verbër. Drejtuesit e shoqatës shpjegojnë se kjo prapambetje është krijuar si pasojë e mosindeksimit dhe gabimeve në llogaritje të pagesave të paaftësisë që prej vitit 2006.
Në peticionin drejtuar ministrit Klosi, ministrit Ahmetaj dhe kryetarëve të Bashkisë, të verbërit kërkojnë dhe sigurimin e transportit urban falas.