Shqipëria ka numri më të madh të azilkërkuesve në Islandë për vitin 2015. Nga 354 aplikime në total, 30 përqind e tyre janë shtetas shqiptar.
Islanda u ka dhënë të drejtë qendrimi vetëm 82 personave, ku grupin më të madh e përbëjnë sirianët me 17 leje.
Ndërkohë 54 shqiparëve u është mohuar e drejta e qëndrimit në Islandë pasi Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt origjine.
Islanda ka pasur dyfishin e kërkesve për azil në vitin 2015 krahasur me 2014-ën.