Shqiptarët mbeten pa përfaqësimin në parlamentin serb

Nga Exit News
Shqiptarët mbeten pa përfaqësimin në parlamentin serb

Nuk do të ketë deputetë shqiptarë etnikë në parlamentin e Serbisë pasi Shaip Kamberi nuk fitoi një mandat në zgjedhjet e përsëritura të kësaj jave.

Në zgjedhjet e përsëritura parlamentare për qytetin e Tërnocit, komuna e Bujanocit morën pjesë 618 nga 1050 votues me të drejtë vote. Ndërsa koalicioni shqiptar fitoi 598 nga ato vota, atij iu deshën 11 të tjera për të siguruar një mandat.

Rezultatet e zgjedhjeve të 3 prillit në Serbi treguan një rezultat shkatërrues  për shqiptarët, të cilët humbën të tre vendet e fituara në zgjedhjet e mëparshme pasi liderët e Shqipërisë dhe Kosovës kishin shtyrë politikanët e tyre vendas në një koalicion të madh.

Megjithatë, dy javë pas zgjedhjeve, Komisioni Zgjedhor i Serbisë shpalli  përsëritjen e zgjedhjeve në 89 qendra votimi në të gjithë vendin, veçanërisht duke përfshirë Luginën e Preshevës, ku kandidatit shqiptar për deputet Shaip Kamberi i nevojiteshin 609 vota të tjera për të siguruar vendin e tij.

Gjatë viteve,  qeveria serbe ka miratuar politika për të hequr në mënyrë sistematike shqiptarët nga regjistri civil në Luginën e Preshevës, të cilat janë dëshmuar të jenë një mjet efektiv për t’u hequr atyre votën dhe të drejtat e tjera themelore të njeriut.

Për më tepër, partitë shqiptare nuk arritën të bënin një koalicion për t’i ndihmuar ato të merrnin votat e nevojshme për t’u përfaqësuar në Parlament.

EU funded RDN

Ky artikull është realizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, në kuadër të Projektit “Reporting Diversity Network 2.0”, nën skemën e mbështetjes së granteve të vogla.

Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e “New Policy Group” dhe, si e tillë, nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Rrjetit të Raportimit të Diversitetit 2.0.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>