Partia Demokratike sot ka akuzuar se qeveria i ka dhënë një tjetër kontratë djalit të deputetes Valentina Leskaj . Tenderi, me vlere 1 milionë e 620 mijë Euro, është akorduar nga Ministria e Bujqësisë për mbikëqyrje të punës për rehabilitimin e digave në lumin Seman.
Kompania e djalit të Valentina Leskaj para pak ditësh është akuzuar se ka fituar edhe një kontratë nga OSHEE për trjatimin e stresit te punonjësve me vlerë 700 milionë lekë.