Në Venezuelë, opozita fitoi zgjedhjet duke përmbysur dominimin e Partisë Socialiste të presidentit Nicolas Maduro.
Opozita fitoi 99 vende në Asamblenë Kombëtare, ndërsa partia e majtë, e themeluar nga Hugo Chavez, vetëm 46 vende.
Presidenti Maduro, në një konferencë për shtyp, pranoi humbjen. Ky është fundi i sundimit 20 vjeçar të Partisë Socialiste.