Arrestohet ish-kryebashkiaku i Kukësit, akuzohet për shpërdorim detyre

Ish-kryetari i Bashkisë Kukës Hasan Halilaj u arrestua sot në spitalin e Kukësit. Zoti Halilja kërkohej nga policia e Kukësit, prej më shumë se një jave.

Zoti Hasan Halilaj në bashkëpunim me tre zyrtarë të tjerë ka kaluar, në mënyrë të paligjshme, fonde të bashkisë Kukës tek klubi futbollit Kukës.

Gjithashtu, ai,me anë të falsifikimit të dokumentave, kishte regjistruar Bashkinë Kukës si aksionere në klubin e futbollit.

Zoti Halilaj ka qenë kryetar i Bashkisë Kukës  nga viti 2007 deri në 2015.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>