Autoriteti i Informimit mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit njofton se ka përfunduar kontrollin e figurës për:
189 kandidatë për anëtarë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit;
25 kandidatë për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë;
3 kandidatë për anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë të propozuar nga Avokati i Popullit.
Gjithashtu AIDSSH bënë me dije se vetëm 2 parti politike, PDIU dhe APD, nga 18 parti të regjistruara për zgjedhjet e 25 qershorit kanë kërkuar vlerësim të figurës për kandidatët për deputet. Ndaj institucioni ka kontrolluar vetëm 144 kandidatët për deputetë të propozuar nga PDIU dhe 141 kandidatët e propozuar nga APD.