Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike bashkuan votat në Këshillin Bashkiak të Vlorës për të ulur me 30 për qind taksat vendore në vitin 2016.
Ulja e taksave ishte fillimisht propozim i këshilltarëve të djathtë, por u kundërshtua nga këshilltarët e PS-së. Propozimi u miratua me 21 vota pro dhe 14 kundër.