Partia Socialiste ankimoi sot në Gjykatën Kushtetuese dekretin e Presidentit Nishani për zgjedhjet për kryetar bashkie në Dibër.
PS pretendon se dekreti është i pavlefshëm pasi data e zgjedhjeve nuk mund të dekretohet përcaktohet pa u botuar më parë në Fletoren Zyrtare vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e ish kryebashkiakut Shukri Xhelili.
Presidenti Nishani lajmëroi pak ditë më parë se zgjedhjet në Bashkinë Dibër do të zhvillohen më 11 shtator.