Kryetari i KQZ-së Debar Biba i ka dërguar një letër Kryeprokurorit Adriatik Llalla për zgjedhjet vendore në Kavajë. Në letër shkruhet se PD do të bllokojë zgjedhjet ne Kavajë.
Zoti Biba shpreh shqetësimin e tij për organizimin e zgjedhjeve më 7 maj në Kavajë. Ai i kërkon Prokurorirt Llalla të marrë çdo masë të nevojshme për sigurimin e procesit zgjedhorë.