Zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike do të zhvillohen më 22 korrik. Ky vendim u mor nga dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, që kanë marrë funksionet e kryetarit Basha, pasi ky i fundit I ngriu ato funksionet e tij një ditë më parë.
Në po të njëjtën periudhë katër vite më parë u zhvilluan zgjedhjet ku fitues doli Lulzim Basha, përballë kandidatit tjetër Sokol Olldashi.
Duket se zgjedhjet nuk janë të lidhura vetëm me humbjen e PD-së në zgjedhjet e 25 qershorit.
Deri më tani kanë shpallur kandidim e tyre Lulzim Basha dhe Eduard Selami.