Gjyqtarët Ridvan Hado dhe Neritan Cena janë dy anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ata u votuan gjatë Konferencës së sotme Gjyqësore dhe morën 253 dhe 280 vota secili, nga 308 gjyqtarë që votuan në total.
Në garë bashkë me dy të zgjedhurit ishte dhe anëtari i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Dhimitër Lara.