1 435 qytetarë gjobiten për mosmbatjen e maskave në ambiente publike

Nga Exit News
1 435 qytetarë gjobiten për mosmbatjen e maskave në ambiente publike

Policia ka gjobitur 1 435 qytetarë gjatë 24 orëve, të cilët nuk kanë zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek.

352 persona janë gjobitur pasi po udhëtonin me makinë pa vendosur maskën me persona që nuk ishin të familjes.

73 shoferë janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit për tre vjet, pasi lëvizën pa leje pas orës 22:00.

Policia ka gjobitur  49 qytetarë që kanë lëvizur pas orës 22:00 pa leje përkatëse. Ata janë ndëshkuar me gjobë 1.000 lekë.

Po ashtu policia ka gjobitur me një milionë lekë 2 biznese, të cilët nuk respektonin protokollet e vëna nga Ministria e Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Që prej ditës së enjte, 11 shkurt deri më 26 shkurt, qytetarët nuk mund të dalin nga shtëpia pas orës 2o:00, njoftoi Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu

Masat e reja u vendosët për shkak të rritjes së numrit të infektimeve, të viktimave dhe të sëmurëve të rëndë në mosha të reja.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>