Më shumë se 1 miliardë të persona te rritur në të gjithë botën nuk duan të vaksinohen kunder koronavirusit, sipas nje sondazhi të kryer nga kompania Gallup, të publikuar, të hënën.
Pak më shumë se dy të tretat, rreth 68 përqind e të rriturve në të gjithë botën u shprehën se do të vaksinoheshin, nëse vaksina do të ishte falas. Kjo shifër është e ulet, duke llogaritur se për të arritur imunitetin e tufës duhet që 70-90% e popullsisë të imunizohet.
Hezitimi i personave për tu vaksinuar po shkakton uljen e ritmit të vaksinimit në SHBA, duke rrezikuar arritjen e imunitetit të tufës.
Për të nxitur qytetarët të vaksinohen mendohet se vendet e botës do te oforojnë stimuj të ndryshëm, duke nisur që nga ofrimi i parave ose i ofrimit të një pije falas.