Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të enjten se në Kosovë në 24 orët e fundit ishte regjistruar një viktimw nga komuna Prizren.
Ndërkohë, nga testimi i 2 100 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 103 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 248 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 98 787 raste.
Mbeten 5 749 raste aktive.
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 106 754 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 218 pacientë kanë humbur jetën.