
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të hënën se në Kosovë në 24 orët e fundit humbi jetën nga Covid-19 një 71 vjeçar nga Rahoveci.
Ndërkohë, nga testimi i 1 904 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 14 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 379 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 101 467 raste.
Mbeten 3 551 raste aktive.
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 258 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 240 pacientë kanë humbur jetën.