Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të enjten se në Kosovë në 24 orët e fundit humbi jetën nga Covid-19 një qytetar.
Ndërkohë, nga testimi i 2 295 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 7 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 147 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 103 711 raste.
Mbeten 1 511 raste aktive.
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 466 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 244 pacientë kanë humbur jetën.