10 fakte interesante për Krishtlindjen

10 fakte interesante për Krishtlindjen
  1. Rreth një e treta e popullsisë së botës feston Krishtlindjen.
  2. Edhe pse festohet si ditëlindja e Krishtit, nuk ka asnjë të dhënë që vërteton se Krishti lindi vërtet më 25 dhjetor. Madje shumë studiues thonë se sipas librave fetare, Krishti ka lindur në pranverë.
  3. Tri ngjyrat tradicionale të Krishtlindjes janë e gjelbërta, e kuqja dhe e florinjta: e gjelbërta simbolizon jetën dhe ringjalljen; e kuqja gjakun e Krishtit dhe e florinjta simbolizon dritat dhe pasurinë.
  4. Kënga e famshme ‘Jingle Bells’, që sot njihet si kënga e Krishtlindjes, u shkrua fillimisht për festën e Falenderimeve, nga James Pierpont në vitin 1857.
  5. Gjermanët bënë pemën e parë artificialeve të Krishtlindjes, me pupla pate.
  6. Në Kanada, Babagjyshi i Vitit të Ri ka kodin e tij postar. Çdo vit, mijëra fëmijë dërgonin në postë letra drejtuar Babagjyshit, dhe prindërve i duhet të gjenin justifikime të ndryshme se përse këto letra mbesnin pa përgjigje…deri sa një grup punonjësish të postës vendosën t’i kthenin përgjigje letrave të fëmijëve. Me shtimin e numrit të letrave, u bë i domosdoshëm një kod postar i veçantë dhe posta vendosi të jetë ‘HOH OHO’.
  7. Kompania Coca-Cola ishte e para që përdori personazhin e Babagjyshit në reklamat e bëra në periudhën e Krishtlindjes.
  8. Pema e Krishtlindjes që vendoset në sheshin Trafalgar në Londër i dhurohet çdo vit qytetarëve të Londrës nga qytetarët e Oslos në Norvegji, në shenjë mirënjohjeje për ndihmën gjatë Luftës së Dytë Botërore.
  9. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e Premtja e Zezë, një ditë dedikuar blerjeve të shumta, nuk është dita kur amerikanët blejnë më shumë. Dy ditët përpara Krishtlindjes thyejnë rekordin e të Premtes së Zezë.
  10. Sipas një studimi bërë nga të dhënat e Facebook-ut, dy javë përpara Krishtlindjes janë ditët kur më shumë çifte vendosin të ndahen.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>