Më shumë se 100 ekonomistë i kanë kërkuar Bankës Qendrore Evropiane të fale borxhin prej 2,5 trilionë € të marrë nga vendet e euros për shkak të pandemisë, raportoi AFP.
Në një letër të hapur të publikuar në gazetat më të mëdha të eurozonës, ekonomistët thanë se 25% e borxhit publik të vendeve zotërohet nga Banka Evropiane.
Ata propozojnë faljen e borxhit në këmbim të shpenzimit të këtyre parave në mbrojtjen e mjedisit dhe në projekte sociale.
Por, zëvendës presidenti i Bankës Luis de Guindos u shpreh se falja e borxhit do të kishte një ndikim negativ në “imazhin, besueshmërinë, dhe pavarësinë e bankës qendrore”.