
Rreth 100 persona u arrestuan në Hong Kong nga policia pas protestave kundër shtyrjes së zgjedhjeve me justifikimin e Covid-19, raportoi Agjencia Franceze, (AFP).
Në një postim në Facebook, policia lajmëroi se 90 persona u arrestuan për protesta të dhunshme.
Një grua u arrestua sipas ligjit ë tri të Kinës për sigurinë, pas përdorimit të slloganeve për pavarësi.
Hong Kong-u shtyu zgjedhjet parlamentare në korrik, me një vit për shkak të një pandemisë së koronavirusit.
Shefja ekzekutive e Hong Kong-ut Carrie Lam pohoi se do të shtynte zgjedhjet, duke e quajtur atë “vendimin më të vështirë që kam marrë gjatë shtatë muajve të fundit”.