100 punonjës sezonalë shqiptarë nuk u lejuan të kaloin kufirin me Malin e Zi për shkak të masave të reja kundër Covid-19, të vendosura në shtetin fqinj, raporton Report Tv.
Në Malin i Zi mund të udhëtohet me test të shpejtë të Covid-19 ose me certifikatë vaksinimi, 14 ditë pas dozës së dytë.
Punëtorët sezonal nuk e paguajnë dot testin e shpejtë dhe ka disa prej tyre që sapo e kanë bërë dozën e dytë të vaksinës.
Ata i kanë kërkuar qeverisë të ndërhyjë për të zgjidur situatën.
Rregullat e reja të lëvizjes për në Mal të Zi hynë në fuqi të martën, 14 shtator.