100 të arrestuar e të zhdukur në Kubë pas protestave

Nga Exit News
100 të arrestuar e të zhdukur në Kubë pas protestave

Më shumë se 100 persona u arrestuan në kubë pas protestave kundër qeverisë, sipas grupit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, Cubalex.

Amnesty International njoftoi për median të hënën se kishte raporte të “ndërprerjeve të internetit, arrestimeve arbitrare” dhe “përdorimit të tepruar të forcës” pasi mijëra njerëz protestuan kundër qeverisë komuniste të sielën.

Në raport përfshihej përdorimi i “zjarrit ndaj protestuesve” dhe “një listë ë gjatë ë personave të zhdukur”.

Ndërtesa e kryeqytetit u rrethuan të hënën nga policia dhe rrugët ishin të qeta, ndërsa arrestimet e figurave me ndikim dhe aktivistëve të profilit të lartë vazhduan, sipas Reuters.

Kuba po kalon një ndër krizat më të rënda ekonomike në dekada, me mungesa të ushqimit dhe ilaçeve, si dhe bllokimit të turizmit të ndikuar jashtëzakonisht nga pandemia.

Presidenti Kuban Miguel Díaz-Canel fajësoi sanksionet e SHBA-ve për protestat.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>