1000 policë rrethojnë bulevardin para tubimit të presidentit Meta

Nga Exit News
1000 policë rrethojnë bulevardin para tubimit të presidentit Meta

Rreth një mijë policë kanë rrethuar institucionet publike dhe do të sigurojnë mbarëvajten e manifestimit të thirrur sot nga Presidentit Meta.

Policia i ka dhënë leje për tubim vetëm për 2 orë organizatorëve, nga ora 17 deri në orën 19, orar gjatë së cilit bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të jetë i bllokuar.

Presidenti Meta ka thirrur qytetarët në një manifestim paqësor sot në bulevard, në orën 17:00, për të ngritur zërin në mbrojte të Kushtetutës, kundër oligarkisë dhe në mbrojtje të të drejtave të tyre.

Presidenti ka renditur disa prej shkeljeve më të rënda që Kryeministri Rama dhe qeveria e tij i kanë bërë kushtetutës, me qëllim kapjen e institucioneve shtetërore dhe përqendrimin e pushtetit në duart e tij.

Një prej këtyre veprimeve është miratimi i ndryshimeve në ligji për Gjykatën Kushtetuese, në kundërshtim me kushtetutën dhe pa marrë mendimin e institucioneve përgjegjëse, me qëllimin e vetëm për t;’i marrë presidentit kompetencat në emërimin e anëtarëve të GJK-së.

Po ashtu, Meta ka denoncuar ligjin e miratuar nga shumica socialiste, në kundërshtim me kushtetutën, për ndarjen e dividentit, me qëllim favorizimin e oligarkëve pranë Ramës.

Një tjetër arsye përse presidenti ka organizuar manifestimin e sotëm është dhe vendimi i qeverisë Rama për të mbajtur zgjedhjet e 30 qershorit në kundërshtim me dekretin e presidentit, duke bërë që për herë të parë pas 30 viteve të mbaheshin zgjedhje monopartike në Shqipëri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>