Në Fier, punëtorët e kompanisë naftë nxjerrëse TransAtlantic Petrolium protestuan sot, për mungesën e pagave, prej disa muajsh tashmë. Protestuesit u shprehën se pavarsësisht se disa prej tyre janë kërcënuar me heqje nga puna për shkak të protestave të shpeshta, ata nuk do të heqin dorë nga e drejta e tyre.
Punëtorët i dërguan një letër Kryeminstrit Rama dhe ministrit të Energjitikës Gjiknuri ku i kërkojnë të marrin masa për situatën e krijuar, pasi ata, nëse nuk paguhen, do të ndalojnë punën për nxjerrjen e naftës.