Deputetët Arben Ristani, Edi Paloka, Roland Keta nga Partia Demokratike dhe Erjon Braçe nga Partia Socialiste u dënuan me 5 ditë pezullim nga punimet në Kuvend, për fjalorin dhe sjelljen fyese të një jave më parë. Ky vendim u mor sot nga Byroja e Kuvendit.
Kërkesa për pezullim për deputetin Braçe ishte e PD-së, ndërsa për pezullimin e deputetëve demokratë u bë nga PS-ja. Të dyja partitë kishin kërkuar pezullimin me 10 ditë për deputetët, por Byroja e uli dënimin. I vetmi deputet që nuk u dënua me pezullim, por vetëm me një vërejtje ishte ish Kryeministri Sali Berisha.
Deputetët e pezulluar u përfshin e javën e kaluar në një debat, gjatë të cilit thyen rregullat e etikës së Kuvendit.