Në 3 prill 2016, u bënë publike rreth 11,5 milionë dokumenta të brendëshme sekrete të kompanisë panameze Mossack Fonseca, një ndër kompanitë më të mëdha botërore të shërbimeve ligjore-financiare offshore. Dokumentat i ishin dërguar, një vit më parë, në mënyrë anonime gazetës gjermane Sueddeutsche Zeitung.
Dokumentet dëshmuan ndër të tjera, se politikanë, biznesmenë e njerëz të tjerë të shquar, nga rreth 200 vende të botës ishin përfshirë në aktivitete offshore, të cilat, në në parim, mundësojnë fshehjen e pasurisë, shmangien e taksave, pastrimin e parave.
Dokumentat përmbanin të paktën 140 emra politikanësh të niveleve të larta, përfshi disa kryetarësh shtetesh apo qeverish.
Një valë reagimesh publike shpërtheu në një sërë vendesh:
Më 5 prill, Islandë, Kryeministri Sigmundur David Gunnlaugsson u dorëhoq. Ai dhe gruaja e tij zotëronin një kompani offshore, të krijuar në vitin 2007 dhe të regjistruar në ishullin Sejshell.
Më 5 prill, Ukrainë, kryetari i opozitës kërkoi një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit Poroshenko, i cili kishte aksione në një kompani në Ishujt Virxhin. Kompania ishte krijaur në periudhën e konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë në vitin 2014.
Më 9 prill, Britani, qindra protestues kërkuan dorëheqjen e Kryeministrit Kamerun. Kryeministri Kamerun përfitoi 40 mijë euro, në vitin 2010, nga shitja e aksioneve të një kompanie offshore të krijuar nga babai i tij.
Më 14 prill, Pakistan, opozita protestoi kundër kryeministrit të vendit, pasi katër fëmijët e tij zotëronin kompani offshore në parajsat fiskale.
Më 15 Prill, Spanjë, dha dorëhoqjen ministri i industrisë José Manuel Soria, i cili zotëronte dy kompani offshore, një të regjistruar në Bahamas dhe një tjetër të regjistruar në Ishullin Jersey.
Ndërkohë, qeveritë e disa vendeve autokratike ndëshkuan gazetarët dhe mediat që publikuan të dhënat e Panama Papers:
Presidenti i Ekuadorit, Rafael Correa, i kërkoi mbështetësve të tij t’ju bënin presion gazetarëve që morën pjesë në hetimin e skandalit. Ai publikoi në llogarinë e tij në Twitter emrat e gazetarëve pjesmarrës në hetim.
Në Venezuelë u pushua nga puna gazetari investigativ Ahiana Figueroa, pjesë e grupit investigues të Panama Papers.
Në Tunizi u sulmua nga hakera elektronikë një portal online informatik, pasi bëri publike kompaninë offshore të një këshilltari të ish-presidentit të vendit.