Papa Françesku viziton refugjatët në Greqi

Papa Françesku viziton refugjatët në Greqi

Papa Françesku vizitoi sot, ishullin e Lesbos, në Greqi ku ndodhen 850 000 refugjatë sirianë, afganë dhe irakianë.

Ati i Shenjtë ju drejtua refugjatëve me fjalët:

“Unë jam këtu për t’ju thënë juve, ju nuk jeni vetëm… Qytetarët grek ju janë përgjigjur bujarisht nevojave dhe vështirësive tuaja. Ka akoma nevojë për shumë gjëra, por le të falenderojmë Zotin që nuk na lë vetëm në vuajtjen tonë”.

“Ne shpresojnë që bota do jetë e vëmendshme ndaj këtyre pamjeve tragjike dhe njërëzve si ju në nevojë ekstreme. Shpresoj që ajo do të përgjigjet ashut siç i ka hije njerëzimit tonë”.

“Përpara se të jenë numra, refugjatët janë në së pari dhe mbi të gjitha qënie njerëzore”.

Ati i Shenjtë mori 12 refugjatë sirianë muslimanë, ndër to gjashtë fëmijë, në Vatikan. Ato do të udhëtojnë në avionin Papal për në Romë. Refugjatët kanë mbërritur në ishullin e Lesbos përpara se marrëveshja e deportimit të hynte në fuqi.

Zëdhënësi i Papës u shpreh se veprimi i Atit të Shenjtë është shenjë kundër politikës së dyerve të mbyllura të BE-së. Gjithashtu ai tha se Vatikani do të përkujdeset për të tre familjet.

Ati i Shenjtë u takua me Kryepeshkopin e Athinës dhe të Greqisë si dhe Kryeministrin Tsipras.

“Greqia është një shembull i njerëzimit” u shpreh Papa Françesku.

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>