Futbollisti i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri u infektua me koronavirus. Sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Zvicrës, ai doli pozitiv një ditë pasi iu bashkua ekipit kombëtar, për herë të parë pas më shumë se një viti.
Lojtari i Liverpool-it, i cili u paraqit për herë të fundit për Zvicrën në finalet e Ligës së Kombeve në qershor të vitit të kaluar, kishte mbërritur në hotelin e ekipit të hënën pasdite përpara një loje miqësore me Kroacinë të mërkurën.
Federata tha se ai ishte vënë në vetizolim.
Dy nga shokët e ekipit të Shaqirit në Liverpool, Sadio Mane dhe Thiago Alcantara, kanë dalë pozitivë në javën e fundit.