108 vjet më parë, në 10 Maj 1913 u miratua “Kanuni i Zhurisë”, nga qeveria e Ismail Qemalit. Ky ishte akti I parë i themelit të sistemit të drejtësisë në vend.
Në bazë të tij u krijuan dhe funksionuan gjykatat e para në vend.
Në “Kanunin e Zhurisë” u parashikua krijimi i Gjykatës së Diktimit, gjykata më e lartë në vend, e cila kishte të drejtën të pezullonte vendimet e gjykatave të nnëprefektuarave. Kjo gjykatë vendosi të paktën në një çështje në Elbasan.
Kjo gjykatë pushoi së vepruari më 4 qershor 1914, kur u krijua Gjykata e Apelit dhe ajo e Lartë.
Në baza të “Kanunin e Zhurisë” u krijuan edhe gjykatat e shkallës së parë të nënprefekturave për cështjet penale dhe civile si dhe Gjyqi Popullor me zhuri, i cili do të gjykonte çështjet penale me përfaqësues të popullit.