11 ish-deputet jashtë listave të kandidatëve të PD-së

Nga Exit News
11 ish-deputet jashtë listave të kandidatëve të PD-së

27 ish-deputetë dhe anëtarë kryesie të PD-së janë konfirmuar nga Komisioni i Vlerësimit për të vazhduar garën për deputet. Ndërsa, 13 të tjerë janë përjashtuar nga gara.

Nga lista e publikuar nga PD, bie në sy largimi i ish-deputetëve Ervin Salianji, Endri Hasa, Fatbardha Kadiu, Romeo Gurakuqi, Nadire Meçorapja, Xhemal Gjunkshi, Izmira Ulqinaku, Andon Frrokaj, Lindita Metaliaj, dhe Tritan Shehu.

Më poshtë lista e publikuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, në përgjigje të interesit të medias.

Kandidatët nga lista e veçantë kombëtare që vlerësohen nga Komisioni që të jenë pjesë e listës për përfaqësim politik, janë si më poshtë:

  1. AGRON SHEHAJ
  2. ALBANA VOKSHI
  3. ALDO BUMÇI
  4. ALFRED RUSHAJ
  5. ARBEN RISTANI
  6. BARDH SPAHIA
  7. BELIND KËLLIÇI
  8. ÇLIRIM GJATA
  9. DHURATA ÇUPI
  10. ENKELEJD ALIBEAJ
  11. ENNO BOZDO
  12. ERVIN MINAROLLI
  13. FATBARDH KADILLI
  14. FLAMUR NOKA
  15. FLORJON MIMA
  16. GENC POLLO
  17. GENT STRAZIMIRI
  18. GRIDA DUMA
  19. ISUF ÇELA
  20. INA ZHUPA
  21. IVI KASO
  22. JORIDA TABAKU
  23. KRESHNIK ÇOLLAKU
  24. LUÇIANO BOÇI
  25. OERD BYLYKBASHI
  26. ORJOLA PAMPURI
  27. TOMORR ALIZOTI

Kandidatët nga lista e veçantë kombëtare që sipas vlerësimit të Komisionit kalojnë në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi, janë si më poshtë:

  1. ANDON FRROKAJ
  2. ARBEN KASHAHU
  3. ENDRI HASA
  4. ERVIN SALIANJI
  5. FATBARDHA KADIU
  6. IZMIRA ULQINAKU
  7. LINDITA METALIAJ
  8. LORENC LUKA
  9. LUAN BACI
  10. NADIRE MEÇORAPAJ
  11. ROMEO GURAKUQI
  12. TRITAN SHEHU
  13. XHEMAL GJUNKSHI

Bardhi njoftoi se “raporti i Komisionit do t’i nënshtrohet diskutimit dhe vendimmarrjes së Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar”. “Ky vlerësim i Komisionit do t’i kalojë për shqyrtim dhe vendimmarrje Kryesisë së Partisë, së bashku me vlerësimin e kandidatëve për secilën Degë”, shtoi Bardhi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>