
11 të infektuar me Covid-19 janë zbuluar në Vlorë në 24 orët e fundit.
Katër prej tyre janë një familje në fshatin Kotë. Ata u infektuan nga një i afërm që kishte ardhur nga Italia.
Dy të infektuar të tjerë janë një çift pensionishtësh, për të cilët nuk dihet ende se si mund të jenë infektuar.
Ndërsa pesë të infektuarit e tjerë janë kontakte të pacientëve të mëparshëm.
Aktualisht në Vlorë ka 120 të infektuar aktivë.