11 vende të Bashkimit Evropian, përmes një letre të drejtuar Përfaqësuesit të Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, kërkuan ndërhyrje për lirimin e të miturve të burgosur nga Bjellorusia.
Letra, e dërguar me rastin e 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Fëmijëve, denoncon shtypjen sistemike dhe terrorin e përditshëm të fëmijëve në Bjellorusi qysh nga gushti i vitit të kaluar.
Aty shkruhet se regjimi i Llukashenkos përdor fëmijët si mjet për të kërcërìnuar prindrit, për shkak të pjesëmarrjes së tyre në protestat antiqeveritare të 2020.
Përfaqësuesit e vendeve të BE-së evidentojnë 7 raste të arrestimit dhe dënimit në burgje riedukimi të të rinjëve 17 vjeçar.
Një tjetër rast i denoncuar i referohet një të riu 18-vjeçar, i ndaluar prej një viti, i cili kreu vetëvrasje pasi nuk mundi ta duronte presionin gjatë hetimeve për pjesëmarrjen në protestat opozitare.
“Një vend që i privon fëmijët nga e ardhmja, nuk ka të ardhme,” shkruhet në letër.
Nënshkruesit kërkojnë që BE-ja të bashkojë forcat me UNICEF-in dhe organizatat e tjera ndërkombëtare për të kërkuar lirimin e të miturve.