
11 pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë.
Po ashtu janë zbuluar 205 të infektuar të rinj, duke e çuar totalin në mbi 10 795 të infektuar.
Në total në Kosovë ka ende 4 019pacientë aktivë, ku shumica e tyre është në Prishtinë.
163 pacientë janë shëruar, ndërsa 365 të infektuar kanë humbur jetën që prej 13 marsit, kur dhe u zbuluan rastet e para në vend.