Prokuroria e Tiranës nisi sot hetimet e pasurive të Emiljano Shullazit dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, Gilmando Danit dhe Blerim Shullazit.
Në qender të hetimeve është zbulimi i skemës që të arrestuarit përdornin për të vënë goba ndaj bizneseve dhe për të përvetësuar prona me anë të kërcënimeve.
Sipas informacioneve të deritanishme Shullazi ka gjobitur të paktën katër persona, por vetëm njëri prej tyre ka bërë denoncimin në polici dhe ka treguar detajet e ngjarjes. Prokuroria po fokusohet tek denoncimi i të gjobiturit për të zbardhur mënyrën se si Emiljano Shullazi vepronte.