Patozi: Nuk bëjmë koalicion me PD, LSI dhe PS

Nga Exit News
Patozi: Nuk bëjmë koalicion me PD, LSI dhe PS

Astrit Patozi, drejtues i partisë Bindja Demokratike, deklaroi të enjten se nuk do të bëjë koalicion parazgjedhor me asnjë nga tre partitë kryesore në vend, PS, PD dhe LSI.

“Ne kemi vendosur në mbledhjen e partisë, kush janë kundërshtarët tanë politikë. Ata janë PS në pushtet dhe opozita e kompromentuar e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, me të cilët ne nuk do të bëjmë aleancë parazgjedhore”, tha Patozi për emisionin “Me pak fjalë”, në Euronews.

Ai kritikoi faktin që këto parti “janë pronë” e kryetarëve dhe luftojnë çdo forcë dhe individ që sfidon pushtetin e tyre, siç po bëjnë me sulmet ndaj partive të reja këto kohë.

“Ata janë stalinistët e fundit që kanë mbetur në Evropë. Në sistemin pluralist të mendosh që opozita shet pronën e një personi, ose te një partie është më shumë se sa e vjetër”.

Patozi nuk komentoi për etiketimet nga opozita si “parti e krijuar nga Rama”, por tha se:

“Qëllimi jonë është rrëzimi i autokracisë, që vendi të dalë nga kolapsi i disa dekadash, ku partitë politike janë kthyer në ndërmarrje biznesi me një pronar të vetëm”, përfundoi Patozi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>