Bizneset e vogla me xhiro 0-5 milionë lekë dhe ato me xhiro 5-8 milionë lekë duhet të regjistrohen vullnetarisht si biznese të vogla me TVSH apo si biznese të mëdha deri në 31 maj, përndryshe mund të gjobiten. Kjo është kërkesa e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) ndaj bizneseve që janë në kufi të fashave të taksimit.
Aktualisht, bizneset me xhiro vjetore 0-5 milionë lekë nuk paguajnë TVSH dhe tatime. Sipas DPT-së, bizneset e vogla që kanë xhiro shumë afër 5 milionëve duhet të regjistrohen si biznese të vogla të një fashe më sipër, asaj 5-8 milionë lekë. Kjo do të thotë që bizneset të paguajnë TVSH dhe një tatim fitimi prej 7,5 për qind.
Bizneset me xhiro 5-8 milionë lekë, që aktualisht paguajnë TVSH dhe 7, 5 për qind tatim fitimi, duhet të regjistrohen si biznes i madh, ç’ka do të rriste me 100 për qind tatimin e fitimit, nga 7,5 për qind në 15 për qind, aq sa paguan një biznes i madh.
Në letrën drejtuar bizneseve, DPT shkruante se nëse këto regjistrime nuk bëhen në mnëyrë të vullnetshme, atëherë punonjësit e tatimeve do të bëjnë kontrolle të imtësishme të biznesit dhe në rast shkeljesh, do të gjobiten.