116 efektivë të rinj i bashkohen Forcave të Armatosura

Nga Exit News
116 efektivë të rinj i bashkohen Forcave të Armatosura

116 efektivë të rinj janë bërë pjesë e Forcave të Armatosura. Lajmin e dha Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Në një postim në Facebook, Xhaçka shkruan:

“116 vajza dhe djem u betuan në Bunavi si ushtarët më të rinj të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Ripërtëritja e trupave është një cikël i zakonshëm në FA, por kësaj radhe dua t’i përgëzoj posaçërisht ushtarët e rinj për vullnetin dhe sakrificën e jashtëzakonshme në këto kohë pandemie.”

Xhaçka pohoi se stërvitja dhe instruktimi i efektivëve të rinj u bë në kushte të pazakonta, duke falenderuar instruktorët për përshtatjen me rregullat e Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>