Dashamir Shehi, kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) do ta garojë në një listë me partinë Demokratike. Në një intervistë për Report TV, sot, Shehi u shpreh se ka një marrëveshje për këtë kur kanë lënë mandatet:
“Çështja e listave është një temë që ne e kemi mbyllur. Kemi bërë një marrëveshje që kur kemi dalë nga parlamenti”.
Ai tha se opozita qendron e bashkuar nën qëllimin e largimit të Edi Ramës:
“Amalgama që e mban lidhur këtë opozitë është raporti me qeverisjen e Rilindjes, që po na lë edhe jashtë Evropës. Kjo është ajo që na lidh”.
Me ndryshimet e reja kushtetuese të miratuara në Kuvend në 30 korrik lejohen vetëm me koalicionet parazgjedhore me lista të përbashkëta.