Që prej marsit të 2020 Gjykata e Lartë ka shqyrtuar 1560 dosje.
Në një intervistë për A2 CNN, Ida Vodica, shefja për marrëdhëniet me median, pohoi :
“Nga muaji mars deri më tani tre gjyqtarët kanë arritur të shqyrtojnë rreth 1560 çështje të cilat konsiderohen emergjente dhe kishin mbetur për një kohë shumë të gjatë.”
Deri më tani pranë kësaj gjykate janë depozituar më shumë se 36 mijë dosje.
Gjykata e Lartë ka në përbërje 3 nga 19 gjyqtarë që duhet të ketë. Ngritja e saj është kusht i BE për hapjen e negociatave.
Deri më tani janë kualifikuar 12 kandidatë, një nga jashtë gjyqësori (Dariel Sina) dhe 11 nga gjyqësori.