Shoqëria civile, kundër raportit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit

Nga Exit News
Shoqëria civile, kundër raportit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit

12 organizata të Shoqërisë civile kundërshtuan raportin pozitiv të Komisionerit për të Drejtën e Informimit (KDI), të paraqitur para Kuvendit ditën e sotme. Ata u shprehën se ky raport ishte fiktiv, pasi e drejta e informimit në vend po përkeqësohej.

Të dhënat e publikuara nga qendra ResPublica, tregojnë se nga 786 kërkesa të depozituara në këtë institucion, KDI doli me vendim vetëm për 13 prej tyre.

“Ne, aktorët më aktivë në kërkim të transparencës, shprehim shqetësimin tonë për sjelljen e Kuvendit që e trajton rregullisht këtë cështje si të jetë rutinë dhe e dorës së fundit”, thuhet në deklaratë. Ndërkohë po ashtu vihet në dukje se Komisioni për Cështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut, nuk kishte marrë masa për të siguruar pjesëmarrje të shoqerisë civile dhe gazetarëve, që disponojnë fakte dhe analiza studimore lidhur me zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit.

Shprehim zemërim, kur shohim se si deputetët e Kuvendit injorojnë debatin si me publikun e interesuar edhe mes tyre, të cilët e kanë kufizuar misionin e deputetit në funksionin e një Noteri Publik, që certifikon çdo akt që i paraqitet mbi tavolinë”, shkruhet në deklaratën për media.

Një tjetër problematikë e nxjerrë nga organizatat ishte numri i shumtë i çështjeve në gjykatë për të drejtën e informimit si dhe një protestë e para pak ditësh para zyrës së KDI për shkak të mungesës së përgjigjeve ndaj kërkesave.

Ata i bënë thirrje Kuvendit dhe ndërkombëtarëve, të marin parasysh edhe vlerësimet e shoqërisë civile dhe jo vetëm raportet e nxjerra nga KDI.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>