![12 të vdekur nga rrëzimi i një autobusi në Turqi 12 të vdekur nga rrëzimi i një autobusi në Turqi](https://exit.al/wp-content/uploads/2021/07/127945.jpg)
Një autobus me emigrantë nga Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi, u rrëzua të dielën në lindje të Turqisë, duke shkaktuar vdekjen e së paku 12 personave dhe plagosjen e 26 të tjerëve.
Aksidenti ndodhi në qarkun Muradije të provincës Van, pranë kufirit të Turqisë me Iranin.
Sipas agjensisë së lajmeve Reuters, e cila citon burime nga vendngjarja, autobusi shpërtheu në flakë pasi ra në një kanal.
Autoritetet kanë ndaluar pronarin e autobusit, ndërkohë që nuk dihet ende identiteti i viktimave.
Turqia është pikë kryesore tranziti për emigrantët që duan të arrijnë në Evropë.
Shumica e migrantëve nga Irani, Afganistani dhe Pakistani e kalojnë kufirin Iran-Turqi në këmbë, para se të zhvendosen në qytete të mëdha si Stambolli dhe Ankaraja apo të lëvizim drejt vendeve të BE-së.