Në Shqipëri janë konsumuar rreth 12 ton akullore me përmbajtje kancerogjene, ka konfirmuar të hënën Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.
Konfirmimi i AKU vjen pasi autoriteti urdhëroi asgjësimin e rreth 36 ton akulloresh ‘Bounty’, ‘Snickers’, ‘Twix’ dhe ‘Mars’.
Në këto akullore gjendet oksid etileni, një substancë e ndaluar nga Bashkimi Europian.
Nga 36 ton akullore të importuara në Shqipëri, rreth 20 ton nuk ishin tregëtuar ende.
Sipas AKU, nga sasia e hedhur në treg 11747.44kg rezultojnë se janë shitur tek konsumatorët ndërsa pjesa tjetër është asgjësuar.
Bashkimi Evropian në fund të korrikut njoftoi asgjësimin nga tregu të akulloreve të kompanisë Nestle dhe Mars, për shkak të oksidit të etilenit.
Agjencia Spanjolle për Sigurinë dhe Ushqimin e Ushqimit (AESAN) paralajmëroi më 24 qershor mbi tregtimin në vende të ndryshme evropiane, përfshirë Spanjën, të pranisë së mbetjeve të oksidit të etilenit mbi kufiri maksimal ligjor, në disa marka akulloresh,
Përdorimi i oksidit të etilenit në ushqim është i ndaluar në BE sepse është një substancë e klasifikuar si “mutagjene, kancerogjene dhe toksike për riprodhim”, sipas Agjensisë së Ushqimit të BE-së.
Kompania ‘Mars Finlanda’ tërheqi disa ngarkesa akulloresh Snickers, Twix dhe Bounty nga supermarketet në Finlandë, për shkak të pranisë së oksidit të etilenit.
Prodhuesi finlandez i akullores SIA Jäätelö dhe kompania e sheqerit Suomen Sokeri Oy gjithashtu do të tërheqin produktet që përmbajnë substancën.