Dymbëdhjetë viktima me Covid-19 janë rregjistruar në Kosovë në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave në vend në 744.
Po ashtu 491 të infektuar të rinj janë zbuluar në 24 orët e fundit, 215 prej të cilëve në kryeqytet, Prishtinë.
Që prej fillimit të pandemisë, në Kosovë janë regjistruar në total 23,42 të infektuar.
Prej tyre 6,634 janë ende të sëmurë aktivë, ndërsa 16,047 pacietë janë shëruar.
Këtë fundjavë në Kosovë, në shtatë qytete janë mbyllur aktivitetet tregtare në vend nga ora 20:00 e ditës së premte deri të hënën, në orën 05:00. Vendimi u mor për shkak të rritjes së numrave të të infektuarve.