Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të martën se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 viktima.
Ndërkohë, nga testimi i 3 788 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 494 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 1009 pacientë, teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 83 591 raste.
Mbeten 13 763 raste aktive.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (80, 73 vjeç), Obiliq 2 raste (73, 49 vjeç), Prishtinë 2 raste (75, 74 vjeç), Deçan 1 rast (82 vjeç), Ferizaj 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (63 vjeç), Mitrovicë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Shtime 1 rast (57 vjeç).
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 98 835 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 008 pacientë kanë humbur jetën.