12 viktima dhe 494 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Nga Exit News
12 viktima dhe 494 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të martën se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 viktima.

Ndërkohë, nga testimi i 3 788 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 494 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 1009 pacientë, teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 83 591 raste.

Mbeten 13 763 raste aktive.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (80, 73 vjeç), Obiliq 2 raste (73, 49 vjeç), Prishtinë 2 raste (75, 74 vjeç), Deçan 1 rast (82 vjeç), Ferizaj 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (63 vjeç), Mitrovicë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Shtime 1 rast (57 vjeç).

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 98 835  raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 008 pacientë kanë humbur jetën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>